Drini Market

Freskia dhe shija në çdo ditë

Për Drini Market, krijuam një identitet vizual dhe komunikim digjital që reflekton gamën e gjerë të produkteve të freskëta dhe tradicionale, duke përfshirë mish, fruta, perime dhe produkte tjera të përditshme. Me fokus në lidhjen e ngushtë me klientët dhe ofrimin e shërbimit të besueshëm, përmbajtja jonë ndihmon në promovimin e brendit si një destinacion i preferuar për blerje cilësore.

Detajet

Përshkrimi i Projektit

Krijuam një identitet vizual dhe digjital që përçon freskinë dhe cilësinë – duke e bërë Drinin një market të dashur dhe të besueshme për klientët.

Data
Tetor 2025
Kategoria
Branding, Social Media, Print Design
Industria
Market

Print Design

Dizajnuam materiale promovuese tërheqëse dhe të qarta, si oferta javore me stil modern dhe ngjyra që nxisin besim dhe freski.

Rrjetet Sociale

Zhvilluam përmbajtje vizuale dhe tekstuale që tregojnë freskinë e produkteve, ofertat dhe lidhjen me klientët. Postimet kanë për qëllim të rrisin ndërveprimin dhe besnikërinë ndaj brendit.

Uebshop

Krijuam një platformë të thjeshtë dhe funksionale për blerje online, ku klientët mund të porosisin produkte të freskëta dhe të cilësisë së lartë me lehtësi. Uebshopi është i optimizuar për përdorueshmëri dhe siguron një eksperiencë të rehatshme për blerje nga distanca, duke e bërë Drini Market një zgjedhje praktike dhe të besueshme për familjet.