Era Market
Aty ku freskia dhe kujdesi janë çdo ditë në rafte.
Për Era Market krijuam një identitet vizual të pastër dhe tërheqës që pasqyron përkushtimin ndaj cilësisë dhe freskisë së produkteve. Me theks te komunikimi i përditshëm me konsumatorin, realizuam dizajne për materiale promovuese dhe etiketim, si dhe zhvilluam një strategji të rregullt për rrjetet sociale.
Detajet
Përshkrimi i Projektit
Krijuam pamje vizuale që flet për freskinë dhe besueshmërinë – nga rafti te postimi, çdo detaj përcjell kujdes dhe cilësi.
Data
Kategoria
Industria
Print Design
Krijuam materiale të qarta dhe vizualisht tërheqëse për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm – duke përfshirë etiketa produktesh, postera promocionalë dhe sinjalistikë brenda ambientit të marketit. Fokusi ishte në përçimin e freskisë, origjinës dhe besueshmërisë përmes ngjyrave të ngrohta dhe tipografisë së lexueshme.
Rrjetet sociale
Zhvilluam një strategji të dedikuar për rrjetet sociale që përqendrohet në ofertat e përditshme, produktet vendore dhe afërsinë me konsumatorin. Përmbajtja ishte funksionale, estetike dhe me tone të sinqerta – duke ndërtuar një komunikim të qëndrueshëm dhe një komunitet aktiv rreth brendit.
Marketing Vizual
Përveç dizajnit, ndihmuam në formësimin e tone of voice të marketit, duke krijuar tekste të thjeshta, miqësore dhe të drejtpërdrejta për përdorim në oferta, materiale promocionale dhe komunikim të përditshëm me klientët.







