Henriettas Coffee

Aty ku çdo ditë fillon me shije

Për Henrietta’s Coffee, krijuam një identitet  që pasqyron larmishmërinë dhe cilësinë e përvojës që ofron kjo kafene artizanale në zemër të Ulmit. Me një menu të pasur me lloje të ndryshme të kafesë të përzgjedhura me kujdes, Henriettas u bë frymëzimi ynë për të ndërtuar një prezencë të ngrohtë dhe bashkëkohore – në dizajn, në rrjete sociale dhe në ueb.

Detajet

Përshkrimi i Projektit

Krijuam pamje vizuale që flet për cilësinë dhe shumëllojshmërinë e kafesë – nga filxhani te faqja, çdo detaj është me shije.

Data
Shkurt 2025
Kategoria
Branding, Web Design, Social Media, Print
Industria
Gastronomi / Kafene

Print Design

Krijuam dizajn elegant dhe modern të menusë dhe elementet vizuale brenda kafenesë, duke reflektuar atmosferën mikpritëse dhe përzgjedhjen e kujdesshme të kafesë dhe ëmbëlsirave artizanale.

Rrjetet sociale

Zhvilluam një strategji përmbajtjeje që shfaq autenticitetin, larmishmërinë e kafesë dhe ambientin e ngrohtë të Henriettas – me përmbajtje vizuale që sjellin përvojën e kafenesë më afër klientit, edhe online.

Uebfaqja zyrtare

Strukturuam një faqe të veçantë dhe të thjeshtë për Henriettas Coffee, me fokus në prezantimin e kafes, lokacionit dhe eksperiencës që i pret vizitorët – duke ruajtur koherencën me identitetin vizual të brendit.