Hotel 360 Grad

Transformim digjital të hoteleve

Për Hotel 360 Grad krijuam një uebfaqe të thjeshtë dhe funksionale që prezanton një zgjidhje softuerike moderne për menaxhimin e hoteleve. Fokusi ishte në prezantimin e përfitimeve të sistemit: automatizim i check-in/check-out, menaxhim i rezervimeve, komunikim me mysafirët dhe optimizim i përvojës së klientit.

Detajet

Përshkrimi i Projektit

Krijuam një identitet digjital që e vendos Hotel 360 Grad si një partner të besueshëm në teknologjinë për hoteleri – me komunikim të qartë, dizajn të pastër dhe fokus në përvojën e përdoruesit.

Data
Nëntor 2025
Kategoria
Web Design, Social Media Content
Industria
Hoteleri

Rrjetet sociale

Zhvilluam përmbajtje të drejtpërdrejtë dhe vizualisht tërheqëse që komunikojnë qartë se si softueri ndihmon në menaxhimin e përditshëm të hotelerisë. Postimet theksojnë lehtësinë në përdorim, automatizimin e proceseve dhe përmirësimin e përvojës së klientit.

Uebfaqe profesionale

Ndërtuam një faqe të qartë dhe të lehtë për përdoruesin, me struktura të thjeshta që theksojnë përfitimet e softuerit, funksionalitetet kryesore dhe mënyrën e përdorimit nga stafi hotelier. Dizajni pasqyron thjeshtësi, besueshmëri dhe profesionalizëm.